Secondary Adv

Rama: Bypassi i Shëngjinit përfundon në mars 2027 me të gjitha elementet

Në Shëngjin, Lezhë vijon puna për ndërtimin e bajpasit, i cili do lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë aksesin drejt zonave turistike bregdetare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri, duke theksuar se në mars 2027 ky bajpas do të jetë i përfunduar me të gjitha elementet.


I ndërtuar përgjatë shpatit të Malit të Rrencit, bajpasi do të shërbejë jo vetëm si infrastrukturë transporti, por edhe si një segment panoramik që pritet të rrisë atraktivitetin turistik të zonës.


Segmenti rrugor ka një gjatësi prej 8,1 kilometrash dhe financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet po kryhen njëkohësisht në të dy kahet e trasesë së rrugës, ndërsa projekti do të lidhet edhe me aksin e ri Shëngjin-Velipojë.


Orientimi i investimeve publike drejt zonave me potencial turistik mbetet në fokus të politikave zhvillimore, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e aksesit në destinacionet turistike të vendit.


Burimi: Ora News


Më të lexuarat